ill title Kush jemi...

Rrjeti i Organizatave Shqiptare ka nisur projekti BlejShqip. Qellimi i tij eshte nxitja e konsumatoreve shqiptare per te blere produkte shqiptare dhe nxitja e sipermarrjeve shqiptare per te
ofruar ne treg produkte te nje cilesie sa me te larte. Si i tille, projekti BlejShqip ka karakter sensibilizues ndaj konsumatorit shqiptar dhe njekohesisht karakter promovues te produkteve shqiptare. Ai synon qe te sherbeje edhe si nje ure tjeter lidhese midis sipermarrjes shqiptare dhe konsumatorit shqiptar, per perfitimin e ndesjelle e tyre dhe te mbare shoqerise shqiptare.

Pse nisma BlejShqip? Ne mendojme se tashme institucionalizimi i tregut ne Shqiperi, sipermarrja shqiptare dhe konsumatoret shqiptare jane maturuar mjaftueshem per te vepruar se bashku per forcimin e ekonomise shqiptare. Blerja e produkteve dhe sherbimeve shqiptare fuqizon sipermarrjen shqiptare, e ben ate me te pergjegjshme dhe ndaj konsumatorit dhe nevojave te tij, sikurse me ane te taksave gjeneron te ardhura me te medha per te mbajtur administraten shteterore dhe mireqenien shoqerore ne vendin tone. Prandaj sikurse jemi shqiptare, mendojme shqip dhe flasim shqip, po ashtu duhet te blejme shqip!

Ne nuk e shohim tregun thjesht si nje fushe nderveprimit sporadik per shkembimin e mallrave dhe sherbimeve per interesin vetjak te paleve, por si nje menyre per te krijuar mirebesim dhe lidhje afatgjata midis tyre. Sipermarrjet shqiptare kane nevoje per konsumatore besnike dhe ata mund ti sigurojne me ane te produkteve dhe sherbimeve cilesore. Qytetari shqiptar, pervec gezimit te te drejtave civile dhe politike, ka te drejtat e tij si konsumator per produkte dhe sherbime cilesore dhe te sigurta, qe pajtohen me nevojat dhe mundesite e tij. Fushata promovuese BlejShqip, duke respektuar keto te drejta do te perfshije vetem sipermarrje dhe marka shqiptare qe plotesojne kriteret e duhura.

BlejShqip eshte nje fushate qe i bashkohet nismave te tjera per ta bere Shqiperine nje vend sa me te zhvilluar dhe te begate per qytetaret e saj dhe per brezat e ardhshem. Ne besojme se shqiptaret do ta bejne Shqiperine! Edhe duke konsumuar ne menyre inteligjente produkte shqiptare te garantuara per cilesine e tyre, ne mundemi ta ndihmojme sadopak ekonomine shqiptare qe te konkurroje ne menyre dinjitoze me ekonomite e rajonit dhe te Bashkimit Evropian. Se fundi, dinjiteti dhe krenaria shqiptare nuk ka perse te mos shfaqet edhe ne markat shqiptare qe konkurrojne ne tregjet nderkombetare. Fushata promovuese BlejShqip i sherben kesaj.

Fushata BlejShqip eshte nje projekt qe evolon. Ne i mirepresim te gjithe qe te japin ndihmesen me idete dhe veprimet e tyre per realizimin e qellimeve tona.

BlejShqip eshte e regjistruar si fushate e Rrjetit te Organizatave Shqiptare (RROSH). Ai eshte nje forum i organizatave shoqerore shqiptare nga Republika e Shqiperise, Republika e Kosoves, Republika e Maqedonise, Republika e Malit te Zi, Lugina e Presheves per te bashkerenduar perpjekjet per nje jete sa me te mire dhe me dinjitet te shqiptareve kudo ku jane.